Një numër i madh i rasteve me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Nga 2 mijë e 445 testime të kryera, kanë dalë 535 raste pozitive.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë shumica e rasteve janë nga Shkupi.
-Shkup 277
-Kumanovë 17
-Dibër shtatë
-Shtip 22
-Prilep 26
-Tetovë 18
-Strugë tetë
-Veles 10
-Manastir 13
-Ohër katër
-Kavadarci katër
-Gostivar pesë
-Gjevgjeli 24
-Strumicë 30
-Kriva Palankë dy
-Radovish gjashtë
-Koçani 12
-Probishtip tre
-Demir Hisar dy
-Makedonski Brod një
-Valandovë 5
-Vinicë një
-Delçevë një
-Sveti Nikole nëntë
-Kërçovë 15
-Resnje tetë
-Negotinë pesë.
Sipas njoftimit të MSH-së janë shënuar edhe gjashtë viktima.
Një nga Manastiri 66 vjeç,një nga Kumanova 57 vjeç, një nga Prilepi 72 vjeç, një nga Sveti Nikole 69-vjeç, një nga Velesi 67 vjeç dhe një nga Negotina 55-vjeç.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 168 pacientë të shëruar nga:
Shkup 68
Shtip katër
Prilep 14
Tetovë 11
Strugë katër
Veles pesë
Manastir 10
Ohër dy
Kavadar dy
Gostivar dy
Gjevgjeli pesë
Strumicë tetë
Koçani 14
Probishtip një
Berovë pesë
Vinicë katër
Dellçevë dy
Sveti Nikole tre
Kërçovë një
Negotinë dy
Deri më tani, një total prej 214 mijë e 235 teste të COVID -19 janë kryer në vend.
Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 22 mijë e 170, numri i pacientëve të shëruar është 16 mijë e 758, numri i atyre që humbën jetën është 815 dhe aktualisht numri i rasteve aktive është 4 mijë e 597.