Gjashtë të vdekur në Maqedoni të Veriut nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoni të Veriut gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 37 të infektuar të rinj me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 484 teste dhe 37 kanë dalë pozitive. Po ashtu ka njoftuar se janë rikuperuar 251 pacientë në 24 orët e fundit.

Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 15.127. Me fatalitet kanë përfunduar 623 prej tyre, ndërsa 12.486 janë shëruar. Janë 2018 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme