Gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm me autobombë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahed, mori përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Presidenti afgan Mohammad Ashraf Ghani ka përsëritur thirrjen e tij për paqe drejtuar talebanëve.
“Jo çdo taleban dëshiron të luftojë. Kjo luftë u imponohet atyre nga një pakicë. Nëse jeni afganë dhe muslimanë, pranojeni paqen”, tha ai gjatë një eventi të mbajtur në kryeqytetin Kabul.