Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Po ashtu janë regjistruar 183 rastë të reja me koronavirus nga testimi i 1466 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1731 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 90.654 të infektuar me koronavirus, prej tyre 2785 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 78.154, ndërsa janë 9715 raste aktive.