Së paku gjashtë persona kanë vdekur nga një stuhi e fuqishme që e goditi pjesën jugore të Krimesë. Lajmin e bëri të ditur ministria ruse e emergjencave.
Një person është nxjerrë pa shenja jete nga uji në qytetin Vidradniy, ndërsa dy të tjerë nuk kanë mundur të nxirren nga uji për shkak të kushteve të rënda të stuhisë me erëra të forta, të cilat e arritën shpejtësinë deri në 22 metra në sekondë.
Dy trupa të pajetë janë parë afër një kështjelle, ndërsa trupi i një burri të vdekur u nxor nga uji në Massandra.
Autoritetet thanë se stuhia ishte e kategorisë së pestë dhe thanë se katër njerëz kanë vdekur vetëm në një vend, të njohur me emrin Yalta.
Autoritetet e kanë aktivizuar alarmin nga stuhia nga e hëna, shkruan “Free Europe”.