Gjashtëvjeçarja nga Gjakova ka nevojë urgjente për ndihmë për trajtim jashtë vendit

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Gjashtëvjeçarja nga Gjakova, Olgesa Lleshi, ka nevojë urgjente për ndihmën e vullnetmirëve për grumbullimin e mjeteve financiare për shërim.

Ajo vuan nga sëmundja e rëndë Leukemia Akute Lymphoblastic, dhe i duhet ndihmë për trajtim emergjent jasht vendit.

Orgesa është jetime me mungesën e babait, dhe vetëfinancimin e ka të pamundur.

Veç dhimbjeve, gjendja vështirësohet meqë trajtimi i saj mund të realizohet vetëm në Turqi.

Shuma e cila nevojitet për trajtimin e gjashtëvjeçares nga Gjakova, është 130.000 Euro, ndërsa deri tani nga bamirësit i janë siguruar vetëm 60.000 prej tyre.

Pak nga ju, do të thotë shumë për shëndetin e vogëlushes Olgesa Lleshi.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë Olgesën, në grumbullimin edhe të 70.000 Euro të tjera, mund të telefononi në numrin e nënës së saj Laureta Lleshi:  043 752 801

Apo të dorëzoni mjetet në iban: XK05 20-14-0000075805-37

SWIFT KOD-in: TEBKXKPR

Të ngjashme