Gjatë 2025 çmimet u rritën për 3.9%

Prishtinë | 12 Jan 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se çmimet e konsumit gjatë vitit 2025 u rritën për 3.9%.

Sipas ASK-së indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024. Inflacioni mujor ishte 0,7 % në muajin dhjetor 2025 krahasuar me nëntorin 2025.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2025 ishte më i lartë në një mesatare prej 3,9 % krahasuar me vitin 2024”, thuhet në njoftim.

Sipas ASK-së ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te kafeja, çaji dhe kakaoja me 15,2 %, shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 11,6 %, pemët me 11,5 %, energjia elektrike ,e 11,4 %, mishi me 11,0 %, pushimet e organizuara me 10,3 %, mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit me 9,2 %, vajrat dhe yndyrat me 8,4 %, qumështi, djathi dhe vezët me 7,2 %, shërbimet hoteliere me 7,0 %, shërbimet ambulantore me 6,3 %, perimet me 5,9 %, pijet alkoolike me 5,3 %, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake ,e 5,2 %, gazeta, libra dhe materiale për zyra me 5,1 %, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 4,8 %, pajisjet terapeutike me 4,7%, kujdesi personal me 4,6 %, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me4,0 %, duhani me 3,9 %, buka dhe drithërat me 3,8 %, prodhimet ushqimore me 3,6 %, shërbimet financiare me 3,4 %, furnizimi me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin me 3,2 %, këpucët me 3,0 %, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira me 3,0 %, veshjet me 2,6 %, gjërat personale me 2,6 %; qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës me 1,8 %, biletat e transportit rrugor me 1,8 %, mobiliet dhe orenditë, qilimat dhe mbulesat e tjera dyshemeje me 1,5 % si dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me një ndikim të vogël në indeksin e përgjithshëm me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,1%.

Rënie e çmimeve sipas ASK-së vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me -4,6 %.

Të ngjashme