Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin dy (2) automjeteve, një i markës “VW-Golf III” dhe një tjetër i markës “Mitsubishi L 040”, bashkë me çelësat e automjeteve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) automjeteve, një i markës “VW-Golf III” dhe një tjetër i markës “Mitsubishi L 040”, bashkë me çelësat e automjeteve, të cilat dyshohen të jenë përfituar apo përdorur për t‟u kryer vepra penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Gjatë 24 orëve të fundit, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë/propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.