Avokati i Veselit: Aktakuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë qesharake, disa nga to janë hedhur poshtë edhe më parë në Hagë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson, në Gjykatën Speciale,  ka thënë se nuk ekziston asnjë provë që fakton se liderë̈t e akuzuar të UÇK-së kanë qenë pjesë e një grupi kriminal.

Sipas tij, është tërësisht e kundërta. I vetmi faj i liderëve të UÇK-së është që janë̈ munduar të mbrojnë̈ popullatën civile të Kosovës.

“Nuk ka ekzistuar ndërmarrje e përbashkët kriminale siç thuhet në aktakuzë. UÇK ka qenë një̈ lëvizje kryengritëse popullore, spontane dhe e organizuar në mënyrë minimale për të mbrojtur popullatën civile nga regjimi serb. Më shumë se 10 mijë civilë serbë janë̈ vrarë nga forcat serbe. Shumë masakra kanë ndodhur dhe shqiptarët u varrosën nëpër varre masive. Shumë u zhvarrosen dhe sot janë ende ne Serbi dhe janë̈ fshehur atje. Tribunali i Hagës, që u ndërtua për trajtuar krimet e atij konflikti, ka dënuar gjashtë eprorë të lartë të ushtrisë̈ dhe policisë serbe.”, ka thënë Emmerson.

Ai ka thënë se krimet individuale potenciale të ndonjë̈ personi në Kosovë, nuk mund të ndërlidhin liderët e UÇK-së me akuza për krimet kundër njerëzimit.

Emmerson ka shtuar se të gjitha këto aktakuza ndaj ish liderëve të UÇK-së janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës më parë.

Ai ka kërkuar së paku 18 muaj që të ekzaminohen të gjitha faktet me të cilat prokuroria akuzon ish liderët e UÇK-së për krime e jo 6 muaj sa është deklaruara prokuroria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme