Gjatë 24 orëve 71 aktakuza, 48 persona të ndaluar

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza, kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për veprën penale

“Vrasje në tentativë” dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Punime, ndërtime të kundërligjshme”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy (2) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, përmvepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në raste të ndryshme, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme