Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.