Gjatë 24 orëve janë ngritur 35 aktakuza, kundër 51 personave

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza, kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të disa monedhave. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale “Detyrimi”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjithsej katër (4) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të disa monedhave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi të pandehur. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme