Gjatë 24 orëve janë ngritur 35 aktakuza ndaj 39 personave

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme