Paraburgim për 6 persona për vepra penale

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Prokurori Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindegjashtë (106) aktakuza kundër njëqindetetëmbëdhjetë (118) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të  ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).          

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona me aktvendim të prokurorit të shtetit, si dhe ka bërën një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave. Po ashtu, kjo prokurori  ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11)  aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë  (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme