Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore, janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) pasona, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) presona të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.