Gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur 18 aktakuza

| 08 Dhj 2023 | 11:26 | Nga

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit, për shtatë (7) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një  (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme