Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza, kundër tetëdhjetë (80) personave për vepra të ndryshme penale, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka kërkuar caktim paraburgimi për tre (3) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për
vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.