Varianti “Delta” i coronavirusit po prek në masë të madhe edhe moshat e reja në Kosovë.
IKSHPK njofton se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 267 të rinj të grupmoshës 20-29 vjeç janë infektuar nga coronavirusi.
Mirëpo shqetësuese është rritja vdekjeve të personave në mosha të reja që janë të prekur me coronavirus.
Në raportin e detajuar nga IKSHPK, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit dy persona të grupmoshës 20-29 vjeç që kanë qenë të prekur nga coronavirus kanë humbur jetën.
Viktima e gjinisë femërore është nga Gjakova, derisa e gjinisë mashkullore nga Komuna e Istogut.
Ndryshe, dita e sotme në Kosovë ka qenë ndër më të rëndat sa i përket viktimave të coronavirusit.
Derisa rastet e reja pozitive ishin 1,067, nuk arritën ta fitonin betejën me coronavirusin 17 persona.