Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 37 aktakuza kundër 47 personave

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme
penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme