Së fundmi është raportuar se shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia dhe Izraeli kanë ofruar garancë për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.
Në një prononcim për lajmi.net, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se edhe presidenca është duke e shqyrtuar këtë çështje.
“Nuk e di e shohim gjatë ditës jemi duke e shqyrtu, nuk kemi diçka konkrete por sapo që të kemi deri në fund të ditës besoj që e shohim”, ka thënë Kupina.
Ai ka deklaruar se Kroacia tashmë e ka mohuar se ka ofruar garancë për ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim.
Kujtojmë se deri më tani ka pasur reagime nga OVL e UÇK-së dhe PDK-ja, të cilët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Gazeta ka provuar të kontaktojë edhe Qeverinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.