Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javë së kaluar janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje- 4 në Ferizaj, 1 në Shtime dhe 1 në Shtërpcë.
Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, 3 persona janë ndaluar ndërsa 3 të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftim i plotë:
Rastet e dhunës në familje, rajoni Ferizaj
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoj, nga data 10-16/04/ 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 4 raste janë raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Shtërpcë.
Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.