Ekonomia Online
FUNDIT

Gjatë këtij viti do të hapen 10 shkolla të volejbollit në Kosovë

Gjatë këtij viti do të hapen 10 shkolla të volejbollit në Kosovë

Gjatë këtij viti do të nisin me punë të paktën dhjetë shkolla të reja të volejbollit në dhjetë qendra të Kosovës. E gjithë kjo në kuadër të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), projektet e së cilës do të zbatohen nga federatat nacionale edhe në vende të tjera të Evropës, shkruan sot Koha Ditore. Projekti është […]

Gjatë këtij viti do të nisin me punë të paktën dhjetë shkolla të reja të volejbollit në dhjetë qendra të Kosovës.

E gjithë kjo në kuadër të Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), projektet e së cilës do të zbatohen nga federatat nacionale edhe në vende të tjera të Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Projekti është katërvjeçar dhe përfshin grupmoshat e reja, ku Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) gjatë kësaj periudhe synon identifikimin e talenteve në të dy gjinitë dhe rritjen e numrit të atyre që merren me këtë sport.

Ky projekt është në fazën finale dhe të enjten ka marrë mbështetjen edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që ishte edhe kusht i Konfederatës Evropiane.

Të ngjashme