Gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup zbulohet një shpellë

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 09:33 | Nga

Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” ka njoftuar se dje,  gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë,  kompania “Bechtel Enka” hasi në një shpellë.

“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie. Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm. Ne si shoqëri civile jemi duke shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme