Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka prezantuar para Këshillit Prokurorial raportin e Prokurorit të Shtetit.
Qalaj këtë e ka bërë me autorizim të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi i cili gjendet në një udhëtim zyrtar.
Ai ka thënë se Prokuroria e Shtetit ka arritur rezultate të mëdha në vitin që lamë pas, duke shtuar se në vitin 2016 kanë pranuar mbi 27 mijë kallëzime penale ndërsa ka zgjidhur mbi 30 mijë kallëzime penale.
Qalaj e ka konsideruar si të suksesshme edhe punën e Prokurorisë Speciale të cilat kanë ngritur 27 aktakuza në 35 rastet e shënjestruara të profilit të lartë.