Një qytetar nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës , G. Stankoviç, në parkingun e ‘’The Village-Shopping & Fun’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, sot, datë 15.07.2024 pronarit i kthehen paratë, 350 franga, 65 euro, disa monedha metalike dhe letërnjoftimi i RKS-së.