Gjenden 4 alpinistë të vdekur në malin Everest

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 10:01 | Nga

Janë gjetur 4 alpinistë të vdekur në çadrat e tyre në malin Everest. Mendohet se ata janë asfiksuar nga gazi i sobës së tyre.

Alipinistët u gjetën gjatë natës në dy tenda në Camp Four 26, nga grupi Sherpas kanë thënë autoritetet.
Identitet e tyre nuk janë bërë akoma të njohura pasi asnjë nga ekspeditat nuk ka raportuar se ndonjë nga anëtarët e tyre mund të ishin ngjitur në malin më të lartë pa autorizim, ka raportuar The Sun.

Ndryshe 3 alpinistët Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula dhe Uta Ibrahimi pushtuan Everestin dhe ngrenë flamujt kombëtar e shtetëror në majën më të lartë të botës.

Ekspedita e parë e ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë klub kosovar, që u përkrah nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kuvendi i Kosovës si dhe disa sponsorë privatë, përfundoi me sukses, pas pothuajse dy muajsh përgatitjesh dhe aklimatizimi rrëzë malit më të lartë në botë.

Me buxhet minimal për një ndërmarrje të këtillë, duke e marrë parasysh se mjetet e premtuara nga MPJ-ja, Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe Presidenca, ende nuk u janë transferuar, bënë që ekipi të niset me mjete të huazuara.
Po ky buxhet bëri që ta kontraktonin pakon më të lirë të mundshme për këtë ndërmarrje dhe që majën ta pushtonin me përkrahjen e të vetëm nga një sherpe.

Me këtë arritje, alpinistët kosovarë arritën ta fusin Kosovën në listën e shteteve të botës që e kanë pushtuar Everestin.
Alpinistët pritet të kthehen në Kampin Bazë, prej nga edhe do të na i dërgojnë fotografitë.

Për të pasur një pasqyrë të përafërt të shtegtimit të realizuar në këtë javë të fundit, më poshtë është përshkruar dinamika e pushtimit të Everestit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme