Gjenden baktere vdekjeprurëse në lokalin ku u helmuan nxënësit nga Lipjani
Më 6 nëntor të këtij viti, rreth 20 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore në fshatin Shalë të Lipjanit, janë helmuar nga helmimi që kanë konsumuar në një lokal ku shërbehet ushqim i shpejtë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka marrë mostra për testim, të cilat kanë rezultuar pozitive. Aty është gjetur bakteret Escherichia Coli dhe Salmonell, të cilat janë vdekjeprurëse.
Ushqimi në një “fast food”, iu shkaktoi helmim e rreth 20 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Shalë të Lipjanit.
Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës mori mostrat nga lokali, rezultati i të cilave ka dalë të mërkurën.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka deklaruar se nxënësit kishin ngrënë tosta, që janë përgatitur në një biznes në kuadër të një marketi.
Thaçi ka deklaruar se biznesi ishte i paregjistruar.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për ketë raste është njoftuar nga drejtoria e shëndetësisë ne Lipjan, ne lidhje me dyshimin se rreth 16 ose edhe me shume nxënës kane shenja të helmimit. Ku sipas intervistimit dhe informatave të marrë nga nxënësit dyshohet se është shkaktuar nga konsumi i produkteve ushqimore tosta qe janë përgatitur biznesi te një market në fsh. Shalë ( biznes i pa regjistruar)”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi tha se tostat ishin të përgatitur me përshutë, dhe sot nga vetë kuzhina, i cili kishte përbërje të vezëve, vajit dhe melmesave.
“Menjëherë me datë 05.11.2021 kemi dërguar trupën inspektuese për kontroll dhe hulumtim të rastit. Fillimisht është konstatuar se Tostat ishin te përgatitura nga pershuta (mish i tymosur) dhe ne sos të përgatitur nga vetë kuzhina ishin me përbërje te vezëve ,vajit dhe melmesave”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se lokali është mbyllur menjëherë, dhe ka qëndruar i mbyllur deri në nxjerrje të rezultateve.
“Në kushtet teknike higjiene sanitare ka pasur mangësi. Nuk ka poseduar dëshmi të kryerjes se D.D.D-së si masë obliguese ligjore. Kushtet e ruajtjes se produkteve ishin të mira të vendosura ne frigorifer qe ka ftohje. Në rast është ftuar edhe IKSHP për mbështetje në marrje të mostrave. Nga hapësirat e punës-gatimit po ashtu edhe te produkteve me te cilat përgatiten tostat, duke përfshirë strishot sipërfaqësore dhe ushqimin e gatshëm. Lokali është mbyllur menjëherë deri në nxjerrje të rezultateve dhe përmirësim të urdhëresave të inspektorit”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka bërë të ditur se nga nëntë strishot e marra, dy prej tyre kanë rezultuar me bakterin Escherichia Col.
“Nga 9 strishot e marra, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive: Strisho nga luga e punës në Escherichia Col, Strisho nga pajisja për prerjen e përshutës Escherichia Col. Ndërsa nga 2 mostrat e ushqimit: Sos për sanduiq-refuz ka rezultuar pozitiv në Salmonell”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi ka bërë të ditur se AUV-i ka iniciuar fletëparaqitje për gjykatë ndaj operatorit ekonomik, shkruan Express .
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në mandatin ligjor, sipas të dhënave të mbledhura nga inspektimi dhe rezultatet laboratorike ka iniciuar fletëparaqitje për gjykatë ndaj operatorit ekonomik. Për shkelje të dispozitave ligjore të ligjit të ushqimit”, ka deklaruar Thaçi.