Gjenden dy mjete të dyshimta në Gjilan

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Një person ka njoftuar se në fshatin Llashticë të Gjilanit, derisa po grumbullonte metale në deponinë e fshatit, ka gjetur dhe ka sjellë në stacionin Policor Zhegër, dy granatahedhës me madhësi 80 cm.

Mjetet e dyshuara janë nën sigurimin dhe mbikëqyrjen e Policisë.

Njësiti i EOD-ës nga FSK-ja, ka identifikuar mjetet e dyshuara, bëhet fjalë për dy raketa hedhes krahu –“Zolla”,të cilat janë  tërhequr në mënyrë të sigurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme