Gjenden eshtra në një fushë në Istog, njësiti për krime lufte del në vendngjarje

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Uçë të komunës së Istogut janë gjetur mbetje mortore, mesditën e së mërkurës.

Rastin në polici e ka raportuar një qytetar i cili derisa ishte duke kryer punime me eskavator, ka hasur në disa eshtra.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për krime lufte dhe ka tërhequr mbetjet mortore.

“Uçë, Istog 31.03.2021-15:30.  Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishin duke kryer disa punime me  ekskavator,  në fushë kanë hasur në disa  mbetje mortore (eshtra).  Njësiti për  krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme