Dogana e Kosovës bëri të ditur se gjatë kontrollimit të maunave oficerët doganorë kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur katër refugjatë nga Siria.
Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës.