Ndalohet maunja, bartte 10 000 litra naftë në rezervoar ilegal

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 16:16 | Nga

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, sot në mëngjes, një maune, e cila po tentonte të kontrabandonte 10 000 litra naftë.

Sipas njoftimit të Doganës, rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit “Man”, me targa të Kosovës.

“Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund të vërehej rruga. Fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet, mirëpo pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur”.

Pas kontrollit, në brendi është zbuluar një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie, vozitësi është ndaluar përkohësisht derisa maunja është dërguar në Doganë.

Maunja dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme