Ekipet e shpëtimit kanë gjetur kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar muajin e kaluar në malet jugperëndimore të Iranit, kanë raportuar mediat iraniane.
Në këtë incident kanë vdekur 66 persona.
“Kutia e cila ka incizuar parametrat e fluturimit dhe një tjetër me bisedat që janë zhvilluar në kabinë u janë dërguar autoriteteve gjyqësore”, ka njoftuar drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Organizatën Aviavionit Civil të Iranit, Reza Jafarzadeh.
Ai ka thënë se të dy kutitë e zeza të aeroplanit të kompanisë, Aseman Airlines, janë gjetur nga një ekip profesional i alpinistëve.
Më 18 shkurt, aeroplani është zhdukur nga radari vetëm pak minuta pas është nisur nga Teherani në qytetin jugperëndimor, Yasuj.
Nuk ka pasur raportime për të shpëtuar të ndonjërit prej 59 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekipit.
Aeroplani është rrëzuar në një zonë me borë të madhe, duke vështirësuar oparacionin e shpëtimit.
Pas disa dekadash të përballjes me sanksione ndërkombëtare, aeroplanët për pasagjerë janë vjetëruar në Iran andaj aksidentet ajrore janë të shpeshta në vitet e fundit në këtë shtet.