Gjenden mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës në Serbi

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Në gërmimet në Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi kanë hasur në mbetje mortore ku po dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka konfirmuar për Ekonomia Online se kanë hasur në mbetje mortore në Kizhevak të Rashkës.

“Ju konfirmojmë se jemi njoftuar që është hasur në mbetje mortore në lokacionin në Kizhevak, në lokacionin që është duke u punuar, në kuptimin e gërmimit vlerësueses nga viti 2015”, tha Gara.

“Dy ekspertë të Republikës së Kosovës tani janë të pranishëm në lokacion, në fakt janë të pranishëm gjatë këtyre tri jave të fundit. Po ashtu si Delegacion jemi rrugës dhe besoj pas pak do të jemi në lokacion.
Hollësitë tjera , do të konfirmohen në ditët në vijim”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme