Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot ka prezantuar raportin në të cilën janë përfshirë të gjitha aktivitet që ky komision ka ndërmarrë gjatë një viti për zbardhjen e fatit të të zhdukurve ku si rezultat i punës së tyre këtë vit 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve. Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj […]
Gjetaj: 28 mbetje mortore sivjet iu dorëzuan familjarëve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur sot ka prezantuar raportin në të cilën janë përfshirë të gjitha aktivitet që ky komision ka ndërmarrë gjatë një viti për zbardhjen e fatit të të zhdukurve ku si rezultat i punës së tyre këtë vit 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve.
Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj tha se viti 2017 nuk është viti që e përmbyll plagën e familjeve të personave të zhdukur.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës së këtij komisioni, Gjetaj tha se 28 mbetje mortore iu janë dorëzuar familjarëve prej të cilëve 6 raste të reja.
















