Gjendet 11-vjeçari që kishte humbur në Malishevë

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Blerim Muhaxheri, fëmija 13-vjeçar i cili ishte zhdukur gjatë ditës së djeshme në Malishevë, është gjetur mbrëmë nga bashkëfshatarët dhe policia në territorin Duhël – Carralev, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga një faqe lokale e kësaj komune ai është gjetur shëndosh e mirë.

“Gjindet Blerimi shëndosh e mir gjindet në teritorin Duhël – Carralev , Faliminderit të gjithve per gjithqka , Faliminderit BashkFshatarve të cilete kan kerkuar deri në oret e vona, po ashtu Faliminderit për Policin e Kosoves , Faliminderit Bledi Kavaja i cili na ka orientuar”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas po të njëjtës faqe ai kishte humbur diku në afërsi të fshatit Ngucat në Malishevë.

Gjithashtu është njoftuar se fëmija ka probleme psikike.


Të ngjashme