Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 15-vjeçari Pal Hiseni, i cili nuk dihet se ku ndodhej që nga dita e djeshme rreth orës 12:30 është gjetur në Fushë-Kosovë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.
“Ende nuk e kemi marrë në pyetje pasi që është i mitur”.
“Po e presim punëtorin social, pastaj e intervistojmë”, ka thënë, ai në orët e mbrëmjes.
Edhe motra e Palit, Dorentina Hiseni, ka thënë se vëllai i saj është gjetur dhe se “tani janë në rajonin policor në Fushë-Kosovë”.
Nikë Hiseni, babai i Palit, kishte pranuar një telefonatë nga i biri i cili nuk kishte folur më shumë se disa sekonda, aq sa i kanë mjaftuar për t’i treguar se është mirë.
Më pas Policia e kishte gjetur atë.
Siç kanë treguar në Polici ai ka biseduar në telefon me babanë e tij.