Pas takimit me djalin flet babai, tregon se ku qëndroi Pali dy ditë

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 09:10 | Nga

Pal Hiseni tashmë ka mbërritur në shtëpinë e tij në Gjakovë. Një emocion i paparë për familjen e 15 vjecarit që ishte zhdukur që nga dje.
Babai i tij, Nik Hiseni në një bisedë me Magazina.al ka treguar se dali i tij ka qëndruar në Fushë Kosovë por nuk ka dhënë detaje tjera duke qenë se Pali ndjehet ende i stresuar pasa asaj që ka ndodhur.

I pyetur nga Magazina.al se a ka arritur ta kuptojë se cila ka qenë arsyeja pse Pali ka munguar që nga dje, babai i ti ka thënë se djali ende është i stresuar dhe i lodhur, prandaj e tëra që i duhet është qetësia në ambientin e ngrohtë familjar.

Pos policisë, një falenderim të vecantë Familja Hiseni ka për mediat që ndihmuan në gjetjen e djalit të tyre 15 vjecar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme