Gjendet arsenal i armëve të mbetura nga lufta në Drenas (Foto)

Drenas | 05 Nën 2017 | 16:25 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një arsenal i armatimit të rëndë, në një vend malor ndërmjet fshatrave Verbovc e Shtuticë të komunës së Drenasit.

Armatimi duket se ka mbetur nga lufta e fundit dhe është i vjetër, sikur shihet dhe në fotografitë e dërguara nga policia e Kosovës në redaksinë e Ekonomia Online.

Zëdhënësja e policia, Flora Ahmeti, bëri të ditur se PK ishte informuar sot rreth orës 13:20 se në mes të fshatrave Verbovc e Shtuticë është gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit.

“Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje ku ka parë se bëhet fjalë për një sasi të madhe të armatimit, si gulinovë, pushkëmitralezë, municion të gulinovit, predha të mortajave të dorës, zolla, arka etj”, tha Ahmeti.

Njësia policore është duke e bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësiteve të specializuara për deminim, pasi që predhat dhe mjetet e tjera shpërthyese mund të paraqesin rrezik për ndonjë shpërthim eventual.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme