Një kilogram heroinë është sekuestruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Kjo sasi është zbuluar gjatë një kontrolli të një kamioni që ndodhej i sekuestruar në këtë port në kuadër të operacionit policor ‘ATTEMPT’.
Ky operacion kishte nisur më 26 qershor 2021, nga policia Shkodër, ku u sekuestruan 17 kilogramë heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi S. P.
Në vazhdën e hetimeve, është marrë informacioni se në kamionin e sekuestruar mund të kishte përsëri lëndë narkotike.
Pas ndërhyrjes me mjete prerëse, në shasinë e kamionit u gjet edhe një 1 kilogramë heroinë.