Gjendet dy mjete shpërthyese, deminohen në mënyrë të kontrolluar

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 11:24 | Nga

Në fshatin Kosterc të Skenderajt një banor ka raportuar se duke gërmuar skaj rruge, ka hasur në një mjet të dyshuar.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar predhë L-1 në mënyrë të sigurt.

Po ashtu edhe në fshatin Reznik të Vushtrrisë një banor ka raportuar se gjatë punimeve afër murit rrethues të shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Në vendin e ngjarjes njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme