Një trup i pajetë gruaje sot herët në mëngjes është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, afër bregut në fshatin Labunishtë.
Trupin e ka gjetur një kalimtar i rastit i cili menjëherë e ka njoftuar policinë.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik i cili do të nis procedurën hetimore në vendngjarje në prezencën e policisë.
Sektori për Punë të Brendshme në Ohër e konfirmoi informacionin pa dhënë detaje.