Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e së mërkurës në det, pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Mësohet se viktima është Durim Lekdushi, 71 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Vlorës.
Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa një hetim është nisur për këtë çështje.