Një burrë rreth të 60-tave është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, tha Borovci.
Sipas tij, aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.
Fotot: Ekonomia Online