Gjendet i vdekur një person në Deçan
Një person është gjetur i vdekur në rrugët e fshatit Strellc të Epërm të Deçanit mbrëmjen e së martës.
Policia e Kosovës njofton se tashmë i ndjeri ishte gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtarë të cilët e kishin dërguar në Spitalin e Pejës.
Me konsultim me prokurorin e rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë i shtrirë dhe nga disa kalimtar ishte dërguar në spitalin e Pejës. Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.