Në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë gjatë ditës së sotme është gjetur një person pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Më, 11.04.2020 në ora 08:25 minuta, policia është njoftuar se në rr. “Epiri” në F. Kosovë, në një shtëpi është një person i alivanosur. Njësit policore se bashku me auto-ambulancën kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas në ora 08:55 minuta, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, viti i lindjes 1961”, ka thënë Bajram Krasniqi për Gazetën Sinjali.
Lidhur më rastin është njoftuar prokurori i cili ka kërkuar që viktima të dërgohet për obduksion.