Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Branislav Radoviç, ka konfirmuar se të martën gjatë ditës është gjetur një trup i pa jetë në një fshat të Leopsaviqit.
Trupi i viktimës është gjetur rreth 500 metra larg shtëpisë ku jetonte.
Radoviç ka treguar se personi që është gjetur i vdekur ishte raportuar i zhdukur nga vëllai i tij, derisa ka shpjeguar se viktima ka pasur një plagë me armë zjarri në gjoks.
“Ai ka treguar që nuk e kishte parë vëllain e tij që nga ora 4 pasdite dhe se ai nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike. Të nesërmen, patrullat filluar kontrollat dhe e gjetën trupin e pa jetë me një plagë në gjoks të shkaktuar nga një armë zjarri”.
“Përveç trupit të pa jetë është gjetur edhe një armë e tipit AK-47 si dhe dy kuti me nga 30 plumba të kalibrit 7.76”, ka thënë Radoviç për Kosovo Online.
Prokurori i rastit ndërkohë ka dhënë urdhër që trupit të pa jetë t’i kryhet autposia derisa ende s’ka ndonjë të dyshuar për rastin.