Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Jugut.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i huaj. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bën të ditur njoftimi.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, bën të ditur policia.