Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Kombëtare” në Mitrovicën e Veriut, të shtunën, viktima është e pa identifikuar dhe dyshohet se mund të jetë shtetas i huaj.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i ndjeri ishte goditur me veturë nga një person, që akoma nuk është identifikuar, si pasojë e kësaj ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti është duke u hetuar.