Dy qytetarë e kanë njoftuar policinë se e kanë gjetur pa shenja jete një person, në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në Zveçan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni mortore.
“Zveçan, 23.01.2022 – 11:45. Dy ankues kosovarë kanë informuar se viktimën mashkull kosovar, e kanë gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, ka bërë të ditur policia.