Gjendet i vetëvarur një i paraburgosur 33-vjeçar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Një i paraburgosur i moshës 33-vjeçare në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, është gjetur i vetëvarur me jelekun e tij në dritarën e dhomës sot rreth orës 07:45.

Rastin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një njoftimi për medie, ku thuhet se i ndjeri ishte gjetur me shenja jete dhe përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, nuk ka arritur që të mbijetojë.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.”, thuhet në njoftim.

SHKK bën të ditur se i ndjeri ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivisht për dhunë në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësor.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Ky është njoftimi i plotë i SHKK-së:

Njoftim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 07:45 në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, i paraburgosuri me inicialet Y.D i lindur më 1988, është gjetur i vetëvarur me shenja jete me jelekun e tij në dritarën e dhomës.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, me ç’rast edhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë ne QKUK.

Y.D ka qenë përdorues i drogave me çrregullime mendore, recidivist për dhune në familje, nën trajtim psikiatrik, psikologjik dhe mjekësore. Po ashtu tan kohën ka qenë nën përcjellje, varësisht nga gjendja e tij shëndetësore.

D ishte i dyshuar për veprën penale dhunë në familje.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit Prishtinë ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin.

Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Të ngjashme